Syriza: Premtimet kushtojnë 11.5 miliardë euro. Në arka ka vetëm 4

 

Pas përfundimit të fazës së premtimeve elektoralë, për Alexis Tsiprasin fillon faza më e vështirë: mbajtja e tyre. “Greqia e ka lënë në arkiv tashmë fjalën shtrëngim”, ka siguruar ai. Pritshmëritë janë të larta: “Do u rikthejmë dritën 300 mijë familjeve të varfëra, do të rrisim pagën minimale dhe do të garantojmë ndihmë shëndetësore për ata që nuk e kanë”, thuhet në programin e Selanikut, bibla ekonomike e partisë. Fjalë që shumë shpejt do të duhet të përkthehen në fakte për të mos lejuar që 36.3% e votave që Syriza mori në zgjedhjet e përgjithshme të avullojnë brenda disa javësh.

Arkat bosh

Problemi në këtë front është vetëm një: paratë. Shteti është si një familje. Për të shpenzuar, duhet që të kesh para në portofol. Dhe Greqia nuk i ka. Premtimet e Tsiprasit, sipas llogarive që vetë ai ka bërë, kushtojnë 11.5 miliardë Euro. Në arkat e Athinës janë pak a shumë katër, të cilat në pjesën më të madhe janë “të bllokuara”, me qëllim shlyerjen e 3.8 miliardë euro hua dhe interesa që duhen paguar në shkurt dhe në mars. Prej ku do të vijë pjesa tjetër? Banka Qendrore Europiane, BE dhe FMN janë të bindur se udhëheqësi i Syrizas nuk ka para për të “prerë me gërshërë”. Dhe që pikërisht për këtë arsye do të jetë i detyruar të gjejë një marrëveshje me kredidhënësit për të zhbllokuar transhin e fundit të ndihmave prej 7 miliardë Eurosh, për të financuar planet që qeveria e re synon të fillojë t’i vërë në zbatim në ditët e ardhshme.

Shifrat e Tsiprasit

Negociatat i bëjnë komplekse kolonat që ka vendosour trojka dhe që Syriza synon t’i “hedhë në erë”. Uljet e normave të interesit dhe ndërhyrjet në gjendjen sociale të parashikuara nga Programi i Selanikut janë të mbuluara – thotë Syriza – prej katër kapitujsh parësorë: 3 miliardë do të vijnë nga lufta kundër evazionit fiskal, 3 miliardë nga pagimi me këste o taksave të prapambetura, për të bindur mospaguesit që të shlyejnë borxhet që i kanë shtetit. Një shifër të ngjashme duhet ta ofrojë vetë BE, duke zhbllokuar disa fonde për punësimin, që do të përfshihen në një plan investimesh publikë për të krijuar 300 mijë vende pune. 2.5 miliardët e fundit mund të zhbllokohen nga 11.5 miliardët e fondit të shpëtimit të bankave të financuar nga Trojka.

Dyshimet e Trojkës

Një pjesë e mirë e këtyre fondeve ekzistojnë vetëm në letër, nënvizon Trojka. Eshtë e vërtetë që evazioni fiskal në Greqi është një fenomen i përhapur. Dhe që qeveria Samaras – duke kontrolluar me qetësi të madhe vetëm 700 nga 45 mijë qytetarët grekë që kanë nxjerrë para jashtë vendit në dy vitet e fundit – ka mbledhur 300 milionë. Por 3 miliardët në preventivin e Tsiprasit janë një shifër prej librash ëndrrash dhe e pamundur që të mblidhet në kohë të shkurtër. E njëjta gjë vlen për taksat e prapambetura. Sa i përket parave nga BE dhe atyre të fondit të shpëtimit të bankave – kanë bërë të ditur në Bruksel – nuk mund të pretendosh që të kesh fucinë plot dhe bashkëshortene  dehur. T’i thuash Europësh që nuk do të respektosh marrëveshjet e firmosura, duke i kërkuar në të njëjtën kohë para shtesë. Për të zhbllokuar paratë për bankat, vec të tjerash, nevojitet dakordësia e 19 parlamenteve të Eurozonës. Pëllumbat frenohen vec të tjerash edhe nga shqetësimet për korrikun dhe gushtin, kohë kur do të skadojë koha e pagimit të 7 miliardëve të tjerë borxhe, dhe kur qeverisë së Tsiprasit do i duhet të “gërvishtë fundin e fucisë” për t’i paguar.

Hipoteza e kompromisit

Në javët e ardhshme do të ketë përpjekje për gjetjen e një rrugëdaljeje. Duke i dhënë pak oksigjen Syrizas për të mbajtur premtimet, por duke provuar në të njëjtën kohë për t’i vënë fre në lidhje me temën e ristrukturimit të ekspozimit të Greqisë. Dyshja Tsipras-Pammenos nuk mund t’u thotë zgjedhjësve që nuk ka para për ndihmat, sepse i duhet të paguajë trojkën dhe bankat. Bëhet fjalë për të gjetur një pikëpjekje. Hipoteza më e mundshme është që ekzekutivi të pranojë të vërë në praktikë vetëm një pjesë, ndoshta shumë simbolike, të planit. Në fund ndërhyrjet më të dukshme (ato për dritat, shtëpinë, pagat minimale dhe kujdesin shëndetësor) kushtojnë “vetëm” 1.8 miliardë Euro. Kredidhënësit mund të bëjnë lëshim edhe gjashtë muaj të tjerë kohë, për të arritur një marrëveshje. Ndoshta duke e ulur pak stekën e raportit deficit/GDP që ka vendosur trojka, për të cliruar edhe ndonjë miliardësh tjetër për investimet. Me shpresën, në Athinë dhe Bruksel, që ekonomia greke do të ringrihet në këmbë, duke u dhuruar të gjithëve më shumë kohë dhe më shumë para për të mbajtur premtimet dhe respektuar marëveshjet.

SHKARKO APP