Tabaku: Dy biznesmenë erdhën me duar në xhepa dhe shkruan vendimet e qeverisë
Ndër zërat më kritikë ndaj drejtësisë ishte deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila riktheu në vëmendje çështjen e inceneratorëve, duke e cilësuar atë si “lakmusin” e vërtetë të funksionimit të SPAK.
”Zoti Dumani, e dëgjova përgjigjen tuaj. Çështjen e inceneratorëve PD e ka nisur që në vitin 2017. Në vitin 2020 kemi dorëzuar tre dosje për tre inceneratorët dhe më pas kam sjellë 12 padi të veçanta, duke nisur nga kryeministri, Engjëll Agaci, Belinda Balluku e të tjerë. Asnjë prej tyre sot nuk është përballur me drejtësinë”,-deklaroi Tabaku.
Ajo e cilësoi aferën e inceneratorëve si shembullin më domethënës të kapjes së shtetit dhe mungesës së barazisë para ligjit. ”Kjo çështje është manuali perfekt i kapjes së shtetit. Dy biznesmenë erdhën me duar në xhepa dhe shkruanin vetë vendimet e qeverisë që miratoi 17 akte brenda një dite”. Sipas Tabakut, Partia Demokratike ka tetë vite që kërkon drejtësi për këtë aferë, por pavarësisht hetimeve të zhvilluara, personat përgjegjës politikë nuk janë vënë përpara ligjit.
KOHA JONË SONDAZH

