Tabaku fajëson qeverinë për përmbytjet: Ka dështuar në parandalim dhe menaxhim

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet për përmbytjet që kanë përfshirë Durrësin, Vlorën, Lezhën dhe disa qytete të tjera të vendit. Tabaku thotë se ajo që po ndodh nuk është pasojë e kushteve atmosferike, por rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit të qeverisë në parandalim dhe menaxhim. Ajo nënvizon se Shqipëria po përballet çdo vit me të njëjtin skenar: digjet në verë dhe përmbytet në dimër, jo për shkak të natyrës, por për shkak të mungesës së dorës së shtetit dhe investimeve parandaluese.

Sipas saj, emergjencat civile, infrastruktura mbështetëse, sistemet e ujitjes dhe kullimit, si dhe masat parandaluese janë lënë pas dore prej vitesh. ”Këto nuk janë fenomene që duhen menaxhuar rast pas rasti, por duhen parandaluar me politika serioze dhe investime të qëndrueshme”,-deklaroi Tabaku.

Deputetja kritikon prioritetet buxhetore të qeverisë, duke vënë në dukje se fondet për ujitjen dhe kullimin janë më pak se 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që buxheti për kontrata koncesionare, të cilat ajo i cilëson korruptive, arrin nivele shumëfish më të larta. Sipas saj, kjo nuk është rastësi, por një zgjedhje politike që lë në harresë nevojat reale të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?