Tabaku: Kemi pagën minimale më të ulët në rajon, shtresa e mesme po mbytet nga taksat e padrejta

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet për situatën e pagave dhe taksimit në Shqipëri.  ”Për një vit me radhë socialistët folën për paga minimale, pensione e paga mesatare. Sot, shqiptarët përballen me realitetin e hidhur: paga minimale më e ulëta në rajon dhe një sistem taksash të padrejtë që rëndon mbi punën dhe shtresën e mesme. Ndërkohë, ekonomia punon vetëm për pakicën”,-shkruan Tabaku. Duke iu referuar të dhënave të fundit të Eurostat, Tabaku thotë se paga minimale në Shqipëri është 408 €, pra 200 € më pak se në Serbi,189 € më pak se në Maqedoninë e Veriut, 262 € më pak se në Mal të Zi.

Postimi i plotë

Për një vit me radhë socialistët folën për paga minimale, pensione e paga mesatare. Që nga zgjedhjet, heshtje totale. Vetëm projekte e tendera ku shkojnë taksat e shqiptarëve. Ndërkohë, barra e taksave bie mbi ata që punojnë, mbi sipërmarrësit dhe mbi shtresën e mesme, e vetmja kategori që është mbitaksuar dhe e lodhur. Ekonomia punon për pakicën, ndërsa pagat e punëtorëve dhe profesionistëve mbeten më të ultat në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Paga minimale në Shqipëri është 200 € më pak se në Serbi dhe 189 € më pak se në Maqedoninë e Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Paga mesatare shqiptare është gjithashtu më e ulët se e fqinjëve.

Fuqia blerëse më e ulët në rajon. Familjet shqiptare shpenzojnë mbi 40% të buxhetit për ushqime, ndërsa çmimet rriten çdo ditë nga monopole të mbrojtura me ligje speciale.

Ky sistem i padrejtë po shkatërron çdo ditë shtresën e mesme. Disa zgjedhin emigracionin, të tjerë dorëzohen e nuk krijojnë dot familje në Shqipëri.

Ky është realiteti i një qeverie që ndeshkon shumicën për t’u bërë nder vetëm pakicës që shtrydh vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?