Tabaku në Kuvend: Shqipëria 2030 që reklamoni është vend klientelist, nuk përfaqëson Evropën
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, tha në Kuvend se qeveria Rama, prej 12 vitesh në pushtet, ka ngritur një sistem të korruptuar që vepron vetëm në favor të klientëve të saj dhe jo të qytetarëve.
“Në 12 vite, kjo qeveri ka ngritur një sistem të mbyllur, të korruptuar dhe që nuk nneh ndjeshmërinë, as përgjegjësi e respekt për qytetarin. Jo zhvillim për të gjithë por ekonomi të pakicës, jo shpresë por varfëri. Në çdo ligj të miratuar këtu, janë shenja të një keqbërje sistemike që ka plaçkitur të ardhurat e qytetarëve shqiptarë për t’i shërbyer një grushti njerëzish“, u shpreh Tabaku.
Sipas saj, qeveri Rama që flet për një Shqipëri 2030 me destinacion Evropën, në fakt nuk po bën gjë tjetër, veçse një ekonomi klienteliste dhe të pandershme për pjesën më të madhe të qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

