Tabaku prezanton pjesë të programit: Të shpëtojmë rininë

Kandidatja për deputete e PD-së në qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku ka postuar në faqjen e saj një pjesë të programit politik të kësaj partie që ka të bëjë më rininë.

Tabaku shkruan në faqjen e saj se programi ka si bazë  një ekonomi të forte e një ardhme te sigurtë për të të shpëtuar rininë.

“Sot, 1 në 3 të rinj është i papunë apo nuk ka një arsim. Papunësia ndër të rinj është 28.9% në fund të vitit 2016 ndërsa katër vjet më parë ajo ka qenë 27.2%. “Shqipëria është e pashpresë” shprehen 104 mijë të rinjtë që kanë kërkuar azil politik në vendet e BE-së përgjatë katër viteve”, shkruan Tabaku.

Më tej Tabaku thekson se PD do të rikthejë shpresën vendit duke mbështetur pa hezitim kredimarrjen e sipërmarrjeve të nisura nga të rinjtë, “duke përgjysmuar papunësinë tek to përmes zhvillimit ekonomik, novacioneve teknologjike si dhe zhvillimit të turizmit. Do të shpezojmë 25 mln euro çdo vit për t’i mundësuar praktikën në fushën e teknologjisë dhe informatikës”,-shton Tabaku.

Kandidatja demokrate argumenton se në bazë të programit të PD-së do të ndërhyhet rrënjësisht në Arsimin e Lartë dhe atë parauniversitar duke i dhënë fokus Arsimit Profesional dhe sipas saj, duke u zotuar që të rinjtë shqiptarë që kompletojnë arsimimin e tyre në vitin 2021 ata do jenë të aftë të konkurojnë lirshëm me moshataret e tyre në Bashkimin e Europian.

SHKARKO APP