Tahiri i përgjigjet sulmeve të Shpëtim Idrizit: Sahanlëpirës

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Dashamir Tahiri, i është përgjigjur akuzave të Shpëtim Idrizit. Tahiri tha se nuk është si Idrizi që hidhet sa në një parti në tjetrën, por i qëndron besnik vetëm çështjes çame.

Ai shtoi se që me hyrjen në Parlament në vitin 2005, Idrizi nuk e ka përmendur asnjëherë çështjen çame ashtu si dhe Dule.

Shpëtim Idrizi është shprehur më herët se është i çuditshëm fakti që Dashamir Tahiri ndodhet në të njëjtën listë me Vangjel Dulen. Ky i fundit është i treti në listën e PD-së për deputetë në Vlorë, ndërsa ish-deputeti i PDIU-së, i pesti.

Gjatë sulmeve të tij, Idrizi kujtoi një deklaratë të Tahirit, se “do ta merrte Dulen për veshi dhe do i tregonte tokat e Çamërisë. Tani Tahiri do ta marrë kalipiç Dulen pasi do i duhet të mbledhë vota për të”.

Kandidati i PD-së foli edhe për akuzat e Idrizit i cili ka thënë se Partia Demokratike nuk i ka marrë kurrë 5 deputetë në Vlorë. Tahiri i ka kujtuar kreut të PDIU-së zgjedhjet e vitit 2005, “ku jo vetëm ka marrë 5 deputetë, por ka marrë dhe Shpëtimin si ‘sahanlëpirës’ të gjashtin”.

SHKARKO APP