Takim bilateral në Romë, ministrja Spiropali: Bashkëpunim shumëplanësh në të gjitha format ndërkombëtare
Këtë të enjte për herë të parë u mbajt në Romë takimi i parë mes dy qeverive, asaj italiane dhe shqiptare, ku janë firmosur 16 marrëveshje. Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali thotë se do ketë bashkëpunim shumëplanësh në të gjitha format ndërkombëtare. Spiropali ka postuar foto krah zv/ryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Antonio Tajani.
Postimi i plotë
Me mikun e shqiptarëve, Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Antonio Tajani për thellimin e bashkëpunimit shumëplanësh në të gjitha fushat dhe forat ndërkombëtare ku Shqipëria dhe Italia janë partnerë strategjikë në qëndrim e veprim.
Mes prioriteteve tona strategjike është edhe Korridori VIII-të, me rëndësi për ndërlidhjen, tregtinë si dhe sigurinë e kontinentit.
E falënderova Ministrin Tajani për angazhimin e tij për të çuar përpara të gjitha këto projekte si dhe për mbështetjen e kurdohershme të Italisë në rrugëtimin Europian të Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

