Takim Hita e Kozeli: Javën tjetër nis lirimi i hapësirave në akset kombëtare
Lirimi i hapësirave të zëna në anë të akseve rrugore kombëtare, ka qenë në foksu të takimit të drejtorit të Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Drejtuesit Skënder Hita dhe Ami Kozeli theksuan rëndësinë e ndërhyrjes për krijimin e korridoreve të gjelbra për rritjen e sigurisë rrugore, duke nisur nga java e ardhshme.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
Lirimi i brezit të sigurisë në akset rrugore kombëtare dhe krijimi i korridoreve të gjelbra, takim Hita-Kozeli.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli.
Në takim morën pjesë edhe grupet e përbashkëta të punës, me qëllim nisjen e punës për marrjen e masave për lirimin e brezit të sigurisë në akset rrugore, duke qenë se javën e ardhshme do të nisë aksioni për lirimin e hapësirave në anë të rrugëve kombëtare dhe krijimin e korridoreve të gjelbra.
Drejtuesit Hita dhe Kozeli theksuan rëndësinë e këtij operacioni mbarëkombëtar, për finalizimin e të cilit nevojitet koordinim mes strukturave për marrjen e përgjegjësive dhe kryerjen e detyrave respektive.
Drejtor Hita theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur këtë detyrë dhe kërkoi nga Departamenti i Sigurisë që strukturat e tij të jenë në mbështetje të plotë të ARRSH-së dhe krahas lirimit të hapësirave, të vijohet edhe me ndëshkimin e shtetasve përgjegjës, me masa administrative dhe penale.
KOHA JONË SONDAZH

