Takim me të dërguarin e Trump në Amerikë, Sali Berisha publikon foton me Ed Martin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Amerikë, dhe ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me Ed Martin, përfaqësues i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, dhe Fatmir Mediun, kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë.

Në përshkrimin e fotos, Berisha e prezanton Martin si përfaqësuesin e Departamentit të Drejtësisë të ngarkuar nga Presidenti Donald Trump me çështjen e luftës kundër përdorimit të drejtësisë si armë politike.

“Ed Martin, përfaqësues i Departamentit të Drejtësisë i ngarkuar nga Presidenti Trump për luftën kundër përdorimit të drejtësisë si armë politike, dhe z. Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?