Takimi i Spiropalit me ministrin Krichbaum: Shpejtësia e procesit të pranimit të Shqipërisë në BE varet nga ritmi i reformave

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u takua ditën e djeshme me Ministrin e Shtetit për Europën, Gunther Krichbaum, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Ambasada Gjermane në Tiranë shkruan se ministri Krichbaum theksoi se shpejtësia e procesit të pranimit në BE të Shqipërisë përcaktohet nga ritmi i reformave që do të ndërmarrë vendi ynë, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit.

”Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, zhvilloi më 14 shkurt në Mynih një bisedë produktive me Ministren e Jashtme Elisa Spiropali, në kuadër të Konferencës së Sigurisë.

Ai theksoi se shpejtësia e procesit të pranimit në BE të bazuar në meritë, nuk varet nga afatet, por përcaktohet nga ritmi i reformave të Shqipërisë, para së gjithash në fushën e sundimit të ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultatet e këtij transformimi duhet t’u sjellin dobi të gjithë anëtarëve të shoqërisë dhe të vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjithë. Në rrugën e saj drejt BE-së Shqipëria mund të ketë besim në mbështjetjen e Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?