Takimi i Trump me presidentin Begaj, Ambasada e Amerikës: Punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë
Ambasada e Amerikës në Tiranë ka shpërndarë një postim pas takimeve të zhvilluara këtë javë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.
Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar foto nga takimi i presidentit Bajram Begaj me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe nga takimi i Ministres së Jashtme Elisa Spiropalit me Sekretarin e Shtetit të SHBA Marco Rubion, ambasada shkruan se aleatët e NATO-s janë duke punuar bashkë për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë.
”Kënaqësi të shihnim udhëheqësit tanë të takoheshin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë! Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë”,-shkruan Ambasada e SHBA-së.
KOHA JONË SONDAZH


