Takimi me David McAllister, Agron Shehaj: Jo mbështetje për partitë politike, por për drejtësinë
Kryetari i Partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj këtë të mërkurë zhvilloi një takim me David McAllister dhe përfaqësues të Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian, ku u diskutua mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe ecurinë e reformës në drejtësi.
Gjatë takimit, Shehaj theksoi se e ardhmja europiane e vendit lidhet drejtpërdrejt me forcimin e shtetit ligjor dhe garantimin e një drejtësie të pavarur.
“Në takimin me David McAllister dhe përfaqësuesit e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamenti Europian, theksova një mesazh të qartë: Shqipëria nuk ka të ardhme pa drejtësi të pavarur.
Pandëshkueshmëria po merr fund dhe kjo është shpresa më e madhe për vendin. Nuk kërkojmë mbështetje për një parti. Kërkojmë mbështetje për shtetin ligjor dhe për parimin se askush nuk është mbi ligjin. E ardhmja europiane e Shqipërisë varet nga kjo”, tha Shehaj.
KOHA JONË SONDAZH

