Takimi me Ramën, kandidati Binaj: I fundit në 2015, më ka zhgënjyer
Aktori dhe kandidat i opozitës për zgjedhjet në bashkinë Tiranë, Florjan Binaj së bashku me kolegen Donja Mema sonte janë të ftuarit e Arbana Osmanit në ”Mirëmbrëma Yje”. E ngacmuar nga Osmani, Binaj foli për raportin me kryeministrin Edi Rama, pasi në Portokalli edhe e ka imituar për shumë vite. ”Që prej 2015 nuk kam kontakte, as nuk jemi takuar, asgjë. Pushteti i madh i shtyp filizat, ose pemët ndryshe. Por nuk e them vetëm unë, por edhe shumë njerëz që ndihen të zhgënjyer nga ai (Edi Rama), nga ajo që ka thënë, në atë që ka bërë. Edhe unë jam një nga ata që jam i zhgënjyer dhe kjo gjëja na bën që të rrijmë larg”,-tha më tej Binaj.
KOHA JONË SONDAZH

