Takimi me Ramën në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti: Diskutuam për marrëveshjet bilaterale dhe sfidat e përbashkëta
Kryeministri Albin Kurti ka zbuluar detaje nga takimi me homologun Edi Rama, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë në prag të 18 vjetorir të Pavarësisë së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar edhe foto nga takimi, Kurti shkruan se me Ramën diskutuan për marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve dhe mundësinë për t’i shtuar ato.
”Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë.
Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë u prit edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
KOHA JONË SONDAZH

