Taksat që do heqë Bashkia e Tiranës, ja sa do paguajnë bizneset
Në vendimin e fundit të Bashkisë së Tiranës qe është çuar për miratim në Këshillin Bashkiak, kërkohet ndryshimi i dy taksave.
Kështu, bizneset nuk do të paguajnë më taksën për vendosjen e tavolinave në hapësirat publike prej 2500 lekë.
Pas negociatave me bizneset, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndryshuar taksën për tavolinë për zënien e hapësirës publike, që ishte 1500 lekë për m2 në muaj. Bizneset tashmë do të paguajnë këtë taksë në bazë të zonës ku ushtrojnë aktivitet.
Kështu, për zonën A, tarifat nuk do të ndryshojë (1500 lekë për m2), për zonën B tarifa do të jetë 750 lekë për m2 dhe për zonën C taksa për zënien e hapsirës publikë do të jetë 4500 lekë për m2. Bashkia gjithashtu në vendim ka përcaktuar se taksa për muajt janar-shkurt nga të gjitha bizneset nuk do të paguhet.
Po ashtu, ajo ka propozuar që të ulet taksa për kalimin e të drejtës së pronësisë për disa njësi administrative. Për njësitë që i janë bashkuar Tiranës, kjo taksë ulet nga 700 lekë në 100 lekë për m2.
KOHA JONË SONDAZH

