Taksimi i dyfishtë, jo më mes Shqipërisë dhe Zvicrës
Shqipëria dhe Zvicra amenduan marrëveshjen që shmang taksimin e dyfishtë, duke shtuar një nen, që u mundëson autoriteteve fiskale të shkëmbejnë informacion.
Marrëveshja u firmos sot në Ministrinë e Jashtme nga Sekretari zvicerian i Shtetit, Georges Martin dhe zëvendësministrja e Jashtme, Odeta Barbullushi.
Dy zyrtarët e lartë deklaruan se, shkëmbimi i informacionit fiskal do të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe është në dobi të bizneseve zvicerane e atyre shqiptare.