Tallja me shqiptarët
Të ndihesh i përbuzur, është një ndjenjë e kahershme në kombin tonë, për shkak të selektimit europian për ne, por dhe për shkak të zgjedhjeve tona jo të pjekura. Pas ikjes vullnetare të diktaturës, me iluzionin se ishim ne kinse e përzumë, patëm një frymëmarrje tjetër, më autovlerësuese, e cila falë përbuzjes së gjatë, u shpreh në ngrohjen e shtretërve europiane me femrat tona, në krimin masiv kudo me devizën ''ha, merr, ik'', derisa pak nga pak, u arrit një farë balancimi shpirtëror e material i tillë, që mund ta kthente shoqërinë në një strukturë të qëndrueshme. Dhe për habi shqiptarët tashmë disi më të lirë, votuan për pasardhësit e diktaturës. Kjo dhe me ndihmën mjaft aktive te përfaqësive të huaja në Shqipëri, veçan aleate, të cilat me deklarimet e tyre bomba, si ajo mbi barazinë mes diktatorit dhe pushtetit deri në 23 qershor 2013. Po s'qe e thënë të gëzonim pakë më shumë nga ndjesia se s'jemi më aq të përbuzur. (Mos harrojmë dhe 'armët kimike', me këtë rast). Forcat e rendit në Gjermani, njoftojnë homologët trumbetxhinj shqiptarë, se me 'X' dhe 'Y', të veprohet kështu dhe ashtu, duke i vënë para detyrim përcaktimit si lëvizje. Plasi bomba. Në krye pati përpjekje për minimizim. Nipi i diktatorit nuk vihej në krye të listës, por në fund, si rastësor disi. E pra shqiptarët po shohin të mpirë se gjatë gjithë kohës, kanë qenë dhe më të përbuzur se më parë. Gjatë gjithë kohës është luajtur me ta.
Ramiz Alia kur shkoi në USA për të marrë programin se si të bëhej kalimi nga një sistem në një tjetër, shoqërohej nga plot dy toga, formacione luftarake të armatosura, rreth 70 vetë. Kujt mund ti thuash sot se kaq të armatosur mund të lëvizin lirisht në USA, pa dijen e FBI aty. Më pas, 'Opozitari i hakërruar ndaj diktaturës gjithmonë', kur erdhi në pushtet, dënoi të venë e shumë përfolur të diktatorit, për shpenzime kafeneshë, ndërkaq familja bëhej pronarja më e madhe e prodhimit të vajrave e detergjenteve në vend. Kujtojmë se 'vaji', është fshehësi më efikas i substancave narkotike. Ari që lakohej shumë asi kohe, veçan nga i ndjeri T. Keko, nuk u gjet kurrë, sepse si duket protektorë të tij, dalin familjarët e diktatorit, dhe 'kukullat demokratike', që na i tundnin e tundin para hundës, si nëpër festat italiane të 'befanave', në teatrot për fëmijë. Me vapor kokaina ne Mal të Zi për këtu. U harrua. S'kaloi shumë dhe u harrua gjithçka, aq shumë sa erdhi puna që klasa më e persekutuar, të përndjekurit, të manipulohen në atë farë fejet, sa të vetëdigjeshin për të përmbysur ''përmbysësit'' e pandehur të persekutorëve të tyre, fëmijët e të cilëve i sollën në pushtet. Dhe këtu nis pastaj marshimi i hapur publik i diktaturës, as më pak e as më shumë, për restaurimin 'demokratik' të saj, a nuk ka deri dhe monarki të tilla? Shtron haptas nipi i diktatorit garazhin e mjetit të tij me së paku 1 milion euro si material ndërtimi 'kartmonedha 500 euroshe'.
Mos më thoni se se dinin, ambasadat, shteti, shoqëria e dashnoreve të tij apo dhe miqëve, familjarëve etj. Dhe ka vite kjo ndodhi e pashoqe në botën e krimit. Mjeti koston shumë më pak se kartëmonedhat që shkelte. Ato s'kishin asnjë vlerë për një familje që nuk e di sasinë e atyre që disponon. Dhe shqiptarët e gjorë, bëjnë bilancin, bëjnë lidhjen thjeshtazi, nuk do shumë mendje ajo. Zgjedhjet qenkan blerë si rregull, me eurokokainë, 21 janari me eurokokainë, qeveritë me eurokokainë, ekranet zukasin në serialet e pafundme të 'anal kakarisësve', me eurokokainë, po ata surretër, ku dalin hera herë familjarët e diktatorit, duke na hutuar, shteti funksionon si kombinati më i madh i kokainës në Europë, falë strukturave të trashëguara që më parë nga diktatura, mbi drogat, duhanet, monedhat fallco, armët e tjerë, si pjesë e filozofisë staliniste të dëmtimit të sistemit kapitalist. Të njihej droga në kohë të Stalinit, ai nuk thyente më banka, por kthente Rusine në Kolumbi. E bëri Shqipëria, fiks sipas mendësive të tij. Sot ka një heshtje të habitshme nga mediat, politika, njërzit që rrijnë të nemitur para ekraneve, e ndërsa shohin diçka, mëndja ju rreh me shpejtësi duke bërë lidhjen e ngjarjeve, e në vend të reagojnë për çka shohin, p.sh. sic ndodh nëpër bastoret e sportit kur bëhet ndonjë gol, nuk pipëtijnë fare, habitshëm. Janë të shembur brënda vehtes. Janë të zhgënjyer përfundimisht. Dhe ikin, ikin e ikin nga vendi pa u ndalur. Po vallë nuk paska ky vënd njërëz që ti dalin zot?
Letër e dërguar në redaksi nga Ilir Taraj