TAP përzgjedh një kompani gjermane

 

Në qershor 2016, Shqipëria do nisë shtrimin e tubacioneve të gazit, të cilat do të lidhin fushat e Shah Denizit me Europën.

Gazsjellësi TAP ka përzgjedhur si firmë fituese për shtrimin e 270 kilometrave tubash detare dhe tokësore firmën gjermane “Salzgitter Mannesmann International”.

Kjo kompani do të bëjë shtrimin e këtyre tubacioneve edhe për Greqinë dhe Italinë.

Këtë vit, Trans Adriatic Pipeline do të nënshkruajë edhe disa kontrata të tjera për ndërtim dhe rehabilitim urash dhe rrugësh, kompresorësh turbo dhe nyjet izoluese të gazsjellësit.

SHKARKO APP