Tashmë mund të merrni edhe një mama me qera!
Në mjaft raste kur ju ndjeni se jeni të përfshirë në problem dhe do të donit që nëna e juaj të gjendej afër jush për të iu qetësuar e ajo nuk është aty, atëherë mund ta merresh një nënë me qira. Po, pra kjo është puna e Nina Keneally themeluesja e “Need A Mom” që ushtron detyrën e saj në Brooklyn të Neë York-ut. Për 40 dollarë në orë, ajo mund të dëgjojë për problemet e tua, të këshillon nëse këtë gjë e kërkoni, të gatuaj diçka për ju, të hekuros këmishën dhe të gjitha gjërat që bëjnë mamat.
Madje ajo asnjëherë nuk të krahason me të afërmit e juaj, e motoja e saj është “Kur ju nevojitet një nënë, por jo nëna jote”. “Unë bëhem një nënë pa bagazhe”. Të dëgjoj njerëzit e tjerë është diçka që vjen shumë natyrshëm tek unë, dhe unë me të vërtetë kënaqem duke qëndruar me të rinjtë”. Por shërbimet e Keneally kanë një limit. “Unë nuk do të pastrojë banjon dhe nuk do të lajë enët. Nuk jam shërbëtorja juaj siç do thoshte nëna e juaj”, është shprehur Keneally. Keneally është nënë e dy djemve, njëri 27 vjeçar dhe tjetri 30, dhe më parë ka punuar në teatër.
Burimi: InStyle/Sidorela Lepri