Tatimet do të rimbursojnë për biznesin 75 milion euro TVSH më 2016

Fatura e rimbursimit të TVSH për bizneset pritet të rëndohet këtë vit për shkak të investimeve në ndërtimin e gazsjellësit TAP. Flobens Dilaveri, nëndrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve ka pohuar në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, ku u trajtua rimbursimi i TVSH-së, se këtë vit fatura e rimbursimeve do të kaloje të 10 miliardë lekët për shkak të përfshirjes në rimbursim të gazsjellësit TAP.

“Shumat e rimbursuara të TVSH-së kanë qenë 8.9 miliardë lekë më 2015 dhe 8.5 miliardë lekë më janar-tetor 2016. Ndërkohë që këto ditë nga TAP nga ardhur një kërkesë prej 2.3 miliardë lekë rimbursim të TVSH-së. Kjo do të thotë që shuma totale do të shkojë rreth 10 miliardë lekë për 2016-ën”, tha Dilaveri.

Drejtori i TAP Shkëlqim Bozgo, pohoi në të njëjtin takim se TAP e ka të konsiderueshme vlerën e TVSH-së për rimbursim, që mund të shkojë deri në 30% të totalit të vlerës së rimbursuar të këtij viti. Ai tha se TAP mirëkupton që kjo është një sfidë jo e vogël dhe falënderon Ministrinë e Financave për vullnetin pozitiv për të mundësuar një rrugëzgjidhje të procesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesat për rimbursim të biznesit janë rritur nga 616 në 2014 në 644 në 2016 (Janar-Tetor). Për bizneset eksportuese, administrata tatimore po punon që rimbursimi të bëhet automatik, të paktën për ato biznese që janë certifikuar dhe kanë një besueshmëri të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?