Tatimet: Paguani taksën vjetore të makinave, t’ju lëshojmë vërtetimin se s’keni borxhe

 

Të gjithë tatimpaguesit, nëse nuk paraqesin më parë vërtetim nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor se kanë shlyer taksën vjetore të mjeteve të përdorura që kanë në pronësi, atëherë nuk do të mund të marrin vërtetim që ata nuk kanë detyrime të papaguara.

Ky njoftim është bërë me dije nga Drejtoria e Tatimeve, teksa më parë bizneseve, për ta marrë këtë format, u mjaftonte të mos kishin detyrime të pashlyera tatimore.

Konkretisht, njoftimi i ri ka ardhur në zbatim të udhëzimit Nr.26 datë 04.09.2008, “Për Taksat Kombëtare”, të ndryshuar me Udhëzimin Nr.25 datë 05.10.2015, botuar në fletoren zyrtare Nr. 176, datë 9 tetor 2015.

Sipas tij, Drejtoria e Shërbimit të Tatimpaguesve për lëshimin e vërtëtimit “ Format Nr.4”, për Tatimpaguesit, me qëllim çertifikimin e faktit që nuk kane detyrime tatimore të papaguara në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, përveç procedurës së ndjekur sipas rregullores Nr.3 datë 11.10.2010, “ Për ofrimin e Asistences dhe Shërbimeve për Tatimpaguesit e Regjistruar dhe Individët nga funksioni i shërbimit ndaj Tatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale Tatimore”, çdo Tatimpagues duhet të kërkojë më parë vërtetim nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit rrugor për shlyerjen e “ Taksës vjetore të mjeteve të përdorura”, të mjeteve në pronësi të tatimpaguesit.

SHKARKO APP