Taulant Balla i përgjigjet opozitës: Nuk e kemi shkrirë Komisionin e Integrimit, është bashkuar me Politikën e Jashtme

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në seancën e sotme plenare iu përgjigj akuzave të opozitës, e cila pretendon se mazhoranca ka shkrirë Komisionin e Integrimit.

Balla tha se ky komision nuk është shkrirë, por është bashkuar te Politika e Jashtme.

“U kam dëgjuar me shumë vëmendje, që keni thënë se kemi shkrirë Komisionin e Integrimit. Nuk e kemi shkrirë Komisionin e Integrimit. Përkundrazi, e kemi bashkuar me Komisionin e Politikës së Jashtme, për të formuar Komisionin për Europën sepse kjo parti, Edi Rama dhe PS janë votuar pikërisht për këtë vizion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që ju Evropën nuk e kishit fare pjesë të diskursit dhe të angazhimit tuaj politik në fushatën e fundit. Ne jemi votuar për Evropën dhe punët e Evropës padyshim duhet t’i bëjmë bashkë me ju dhe të punojmë për realizimin e kësaj aspirate historike, Shqipëria në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse doni të jeni pjesë e kësaj, bujrum votoni ndryshimet e propozuara”, tha Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?