Taulant Balla ironizon PD-në: Kur protesta s’ka pjesëmarrje, i vënë zjarrin Kuvendit

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur për mediat pas kaosit dhe tensioneve në seancën e sotme në Kuvend.

“Në 18 dhjetor 2017 ishte e njëjta pamje në Kuvend. Atë ditë zgjidhej prokurori i përgjithshëm, Arta Makut, sot betohej Avokati i Popullit. Kur protesta s’ka pjesëmarrje, duhet t’i vëmë zjarrin Kuvendit që të na vijnë në protestë. Duket qartë se kush jep urdhra dhe imazhe. Sulmuan avokatin e ri të popullit. U munduan ta pengojnë të bëjë betimin edhe pse vetë e kanë propozuar, por populli shqiptar ka një shprehje të bukur, karvani i Shqipërisë Europiane ecën përpara”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?