Taulant Balla me ambasadorin e BE-së, Gonzato: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe në rrugën drejt BE-së
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla priti në Kuvend Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato në nisje të sesionit të ri parlamentar.
Në fokus të takimit ishte agjenda e ngjeshur ligjvënëse e këtij sesioni, ku parashikohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh, si edhe avancimi i dy reformave të rëndësishme, Reformës Zgjedhore dhe Reformës Territoriale. Balla theksoi rolin kyç të Kuvendit në këtë fazë vendimtare të procesit të integrimit europian.
“Diskutuam mbi avancimin e procesit të integrimit europian, rolin kyç të Kuvendit në këtë fazë vendimtare të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me objektin tonë të qartë ngritjen e flamurit tonë kuq e zi në oborrin e Brukselit deri më 28 Nëntor 2030”, tha Balla.
Nga ana tjetër, Balla shprehu krenarinë për ecurinë e deritanishme të vendit në negociata, duke theksuar se Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt dhe po ecën me vendosmëri drejt mbylljes së tyre, mbi bazën e meritës, reformave konkrete dhe respektimit të vlerave europiane.
KOHA JONË SONDAZH

