Taulant Balla poston foton nga protesta këtë mbrëmje: Qytetarët u distancuan nga dhuna e talebanëve
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka postuar një foto nga pjesëmarrja e protestës përpara Kryeministrisë. Balla i referohet dhunës përpara Parlamentit të Shqipërisë, duke thënë se qytetarët janë distancuar përfundimit nga dhuna e talebanëve të maskuar si flamingo. ”Edhe pak dhe do të vije natyrshëm koha e dialogut me ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Që nga shqetesimet për natyrën deri tek zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin mbi karrigen e pushtetit, dëgjimin dhe reflektimin tonë”,-shkruan Balla.
Postimi i plotë
Po si kujtoni ju se populli është budalla? Po shqiptarët e njohin ujkun edhe kur maskohet si mama dhia, lëre më si flamingo. Nuk e fshehët dot egërsinë talebane nën pendët e bukura rozë.
Qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove u distancua përfundimisht nga dhuna e këtyre mbeturinave politike e sociale që morën peng protestën.
Edhe pak dhe do të vije natyrshëm koha e dialogut me ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Që nga shqetesimet për natyrën deri tek zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin mbi karrigen e pushtetit, dëgjimin dhe reflektimin tonë.
KOHA JONË SONDAZH
Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?
Results
Vota totale: 3894

