Taulant Balla pret në Kuvend nxënësit nga Lipjani: Akuzat nuk e zhbëjnë historinë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla mirëpriti nxënësit dhe stafin pedagogjik të shkollës “Mehmet Akif” nga Lipjani i Kosovës, në një vizitë miqësore dhe edukative në Tiranë. Gjatë takimit, Balla vlerësoi lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar, historisë dhe sakrificës për liri. Ai u shpreh se shqiptarët janë krenarë për luftën çlirimtare të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke e cilësuar atë si një luftë të drejtë dhe të pastër për liri dhe dinjitet kombëtar.

“Sot jemi të gjithë krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila zhvilloi një luftë çlirimtare të drejtë, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj”, u shpreh Balla para nxënësve.

Ai komentoi gjithashtu proceset gjyqësore ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke deklaruar se akuzat ndaj tyre janë të padrejta dhe të bazuara mbi pretendime të pabazuara, ndërsa shtoi se historia e luftës së Kosovës nuk mund të zhbëhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizita e nxënësve nga Lipjani në Kuvend u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u diskutua për historinë, bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?