FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Taulant Balla publikon pamjet e efektivit të plagosur: Prej 32 vitesh në detyrë, sot e gjakosën

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, iu bashkua reagimeve pas incidenteve në protestën para Kuvendit, ku mbetën të lënduar efektivë të Policisë së Shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ndau rastin e efektivit Festim Kamberi, i cili u gjakos sot pas 32 vitesh në detyrë.

”Punonjësi i Policisë së Shtetit Festim Kamberi prej 32 vitesh në detyrë. Sot e gjakosën. Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristi”,-shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?