Taulant Balla: Ribashkimi me Europën është lutja dhe aspirata jonë kombëtare në shekuj
Në kuadër të Kongresit Kombëtar të Lutjes 2026, zhvilluar në Tiranë me temë “Udhëheqja në kohë të vështira”, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbajti një fjalë me temën: “Si të udhëheqësh kur nuk ke të gjitha përgjigjet”.
Në aktivitet mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Tilo Braune, i cili foli mbi etikën në udhëheqje, shoqëri, kishë dhe politikë.
Në fjalën e tij, Balla theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm historik dhe politik, në një kohë kur vendi po avancon me ritme të shpejta në procesin e integrimit europian dhe po përballet njëkohësisht me sfida globale, tensione gjeopolitike dhe polarizim të lartë shoqëror.
Në fjalën e tij ai ndau edhe reflektime personale nga eksperienca në jetën publike, duke theksuar se qytetarët nuk presin perfeksion nga liderët, por ndershmëri, qartësi dhe aftësi për të ruajtur qetësinë dhe ekuilibrin në momentet e vështira.
Kongresi Kombëtar i Lutjes 2026 mblodhi në Tiranë përfaqësues fetarë, personalitete politike, diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, në një aktivitet të fokusuar tek etika në udhëheqje, përgjegjësia publike dhe roli i besimit në kohë sfidash.
KOHA JONË SONDAZH


