Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Taulant Balla shkon në dhomën e Lordëve: Shqiptarët në Angli jo një problem për t’u menaxhuar, por duhen vlerësuar

Lajme E enjte, 27 Nëntor 2025 21:23
Taulant Balla shkon në dhomën e Lordëve: Shqiptarët në Angli jo një problem për t’u menaxhuar, por duhen vlerësuar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në mjediset e Dhomës e Lordëve, dhoma e ulët e Parlamentit britanik u organizua këtë të enjte një pritje për nder të kontributit të shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova në jetën ekonomike, publike, akademike të Mbretërisë së Bashkuar. Me ftesë të Lord Mann, Anëtar i pavarur i Dhomës së Lordëve, pritja u organizua nga Dhoma e Tregtisë Britani-Kosovë, Dhoma e Tregtisë Britani-Shqipëri dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, me praninë e lordëve, deputetëve, ambasadorëve dhe dhjetëra bashkatdhetarëve. Kryetari i grupit parlamentar të PS dhe drejtuesi politik për Diasporën, Taulant Balla i cili mbajti një fjalim vlerësimi dhe mirënjohjeje për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai tha se kjo ide përmbledh saktë thelbin e këtij takimi në zemër të Parlamentit britanik. ”Jam këtu për të njohur dhe vlerësuar një komunitet, puna, përkushtimi dhe qëndrueshmëria e të cilit mishërojnë vetë idenë se prosperiteti ndërtohet nga njerëzit. Kohët e fundit, situata e një numri shumë të vogël familjesh shqiptare është amplifikuar në diskursin politik, duke e shndërruar një shifër statistikore margjinale në një narrativë shumë më të gjerë. Në një vend me dhjetëra milionë banorë, këto shifra mbeten jashtëzakonisht të kufizuara, megjithatë rrezikojnë të formësojnë perceptime përtej peshës së tyre reale. Kjo ka rëndësi sepse, kur frika fillon të mbizotërojë mbi faktet dhe kur stereotipat zëvendësojnë provat, cilësia dhe drejtësia e debatit publik dëmtohen”,-tha Balla.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në fjalën e tij, Balla solli edhe të dhëna mbi uljen e emigracionit ilegal në Britaninë e madhe, falë bashkëpunimin mes autoriteteve shqiptare dhe britanike. Ai kujtoi se shqiptarët janë në tërësi, kontribues neto në ekonominë britanike, ndërsa varësia nga përfitimet publike mbetet minimale dhe se shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova nuk janë një problem për t’u menaxhuar, por ata janë një aset që duhet njohur dhe vlerësuar. ”Ajo që duhet dalluar gjithmonë qartë është aktiviteti kriminal nga njëra anë dhe komunitetet që respektojnë ligjin dhe punojnë ndershëm nga ana tjetër”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Balla nënvizoi se orientimi europian i Shqipërisë është i pandryshueshëm dhe se Mbretëria e Bashkuar, pavarësisht ndryshimeve në marrëdhënien e saj institucionale me BE-në, mbetet një partner kyç në promovimin dhe mbrojtjen e këtyre parimeve të përbashkëta. ”Europa nuk është thjesht çështje gjeografie; ajo është një zgjedhje politike e vetëdijshme zgjedhja për bashkëpunim mbi përplasjen, sundimin e ligjit mbi forcën, dialogun mbi konfliktin dhe të vërtetën mbi stereotipat”.

Mund t'ju interesojë

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filo...

Para 4 orësh
Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Para 5 orësh
Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 5 orësh

Etiketat e lidhura

Balla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 5 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.