Taulant Balla takim me përfaqësues të diasporës shqiptare të Emilia Romagna-s në Itali: Një shkollë shqipe në Bolonja
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla zhvilloi këtë të mërkurë në Kuvend një takim me përfaqësues të spikatur të diasporës shqiptare të rajonit Emilia Romagna në Itali, Astrit Poti, Eva Baçi dhe Dorina Merdini.
Balla shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të komunitetit shqiptar në këtë rajon të Italisë, duke vlerësuar rolin e diasporës në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe forcimin e lidhjeve me atdheun.
Ai njoftoi se një vëmendje e veçantë i’u kushtua nismave në fushën e arsimit, me fokus ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe tek brezat e rinj. Në këtë kuadër, sipas tij u bë e ditur se në fillim të muajit qershor pritet të zhvillohet një vizitë në Emilia Romagna ku do të promovohet nje tjetër shkollë shqipe në qytetin e Bolonjës.
Gjithashtu sipas Ballës, ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të identitetit kulturor dhe gjuhësor të diasporës shqiptare, si dhe një dëshmi e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shqiptare dhe komuniteteve jashtë vendit.
KOHA JONË SONDAZH

