Taulant Balla takon shefin e Toksikologjisë në QSUNT: Prioritet qendra për kontrollin e helmeve

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla zhvilloi këtë të martë një takim me një nga specialistët e fushës së toksikologjisë në vend, duke vënë theksin te nevoja për forcimin e strukturave shëndetësore që lidhen me lëndët e rrezikshme dhe varësinë nga drogat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla bëri me dije se u takua me doktor Andrin Tahirin, shef i Shërbimit të Toksikologjisë në QSUNT. Takimi u zhvillua pasi Kuvendi miratoi javën e kaluar ndryshime ligjore për lëndët psikotrope, të cilat synojnë rritjen e kontrollit dhe sigurisë.

Ai theksoi se një hap i rëndësishëm është ngritja e një Qendre Kombëtare të Kontrollit të Helmeve, që do të shërbejë për menaxhimin më efektiv të rasteve të ekspozimit ndaj substancave të rrezikshme. Një tjetër prioritet mbetet krijimi i një qendre rehabilitimi për personat që vuajnë nga varësia ndaj drogave, me synimin për të ofruar trajtim dhe mbështetje të specializuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?