Të bësh biznes në Shqipëri, BB: Zbritje me 35 vende

 

Në vështrimin e Bankës Botërore, klima e të bërit biznes në Shqipëri për vitin 2016 është përkeqësuar.

Madje ky përkeqësim është i ndjeshëm pasi në krahasim më raportin e fundit Shqipëria ka zbritur 35 vende në renditjen përgjithshme mes 189 vendeve. Për klimën e të bërit biznes vitin e kaluar Shqipëria renditej në vendin e 62, por në renditjen e fundit tanimë vendi ynë renditet i 97-ti.

Pothuajse të gjithë indekset e marra në konsideratë nga Banka Botërore janë me rënie, madje të madhe.

Përkeqësimi më i madh i klimës së biznesit në Shqipëri ka ardhur për shkak të mungesës së lejeve të ndërtimit. Për pagesën e taksave renditja e Shqipërisë është përkeqësuar me 12 vende, për hapjen e një biznesit të ri ka zbritur me katër vende, ndërsa për mundësinë e marrjes së kredive Shqipëria është listuar 6 vende më poshtë krahasuar me një vit më parë.

Në këtë raport të fundit të Bankës Botërore, Shqipëria renditet e fundit në rajoni. Kryesimin e ka Maqedonia, e cila jo vetëm është në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por  kryeson në listën e përgjithshme duke zënë vendin e 12-të. Kosova është në një renditje më të mirë se Shqipëria, duke u listuar në vendin e 66, afërisht në të njëjtat pozita të Shqipërisë krahasuar me vitin e kaluar.

SHKARKO APP