Të çmendur pas telenovelave/serialeve? Nuk jeni vetëm, keni edhe këta VIP-a në rresht

Nëse ka një gjë pas së cilës shqiptarët, sidomos gratë, janë të fiksuara, janë pikërisht telenovelat. Vite më parë në shtëpitë tona anulohej çdo plan i mundshëm, sapo vinte orari i pasdites për të parë me orë të tëra njëra pas tjetrës telenovelat braziliane e meksikane. Sot vëmendja e shqiptarëve është kthyer drejt serialeve që transmetohen në Netflix aq sa mund të themi se sakrifikojnë orarin e gjumit vetëm për të parë disa episode rradhazi. Një pjesë parapëlqen telenovelat meksikane apo turke e të tjerë serialet amerikanë të cilët mund të themi se kanë arritur një sukses të papërshkrueshëm me histori të ndryshme të zhanrit psikologjik, thriller dhe dramë. Nga e njëjta “sëmundje”  vuajnë edhe disa personazhe të njohur të ekranit shqiptar madje madje disa prej tyre gjejnë frymëzim në historitë e këtyre serialeve/telenovelave.

Eni Koçi

Eni Koçi në një intervistë për “Thumb” deklaroi se vite më parë ka qenë e fiksuar pas telenovelave meksikane madje prej tyre kishte marrë frymëzim për të shkruar disa tekste të këngëve të Gretës.

“Unë kam një dhunti, që shkruaj shumë dhe shumë tekste që i kam shkruar Gretës asnjëherë nuk ka tentuar ta nxjerrë faktin që kam qenë unë ajo që ia ka bërë. Të tria vitet që ka qenë në “Këngën Magjike”, ia kam bërë unë tekstet. Por për shkak të moshës së vogël mendoi më mirë mos ta tregonte. Edhe po ta dëgjoni “Koha s’ndal” do të kuptoni se është e frymëzuar nga një telenovelë që unë shihja, “Gruaja e hekurt’”,- është shprehur Eni.

 Çiljeta Xhilaga 

Çiljeta nga ana tjetër ka qenë një nga fanset e serialit turk “Ertugrul” transmetuar sezonin e kaluar në Tv Klan. Të gjithë shqiptarët u fiksuan ndaj këtij filmi i cili flet për luftën e osmanëve për fitimin e tokave ndërthurur me intrigat njerëzore. Një prej besnikeve të filmit ka qenë edhe kënëgtarja e njohur e cila shpesherë postonte në Instastory foto të serialit të cilin shpehs e ka cilësuar si një nga të vetmit por edhe më të bukurit që kanë parë.

Aulona Musta

Moderatorja e “Thumb” Aulona Musta  nuk ka parë një por plot 3 seriale amerikane. House of Cards, Narcos, Breaking Bad kanë qenë  tre filmat të cilët e kanë shoqëruar mbrëmjeve gazetaren e njohur dhe këtë ekperiencë ajo e ka ndarë edhe me ndjekësit e Instagram-it.

“Kur mendova se me “House of cards” dhe “Narcos” kisha arritur kulmin e fiksimit tim me serialet, ja ku vjen “Breaking Bad” që më ben të numeroj orët derisa të futem në shtëpi për ta parë, apo të sakrifikoj orët e mia të shtrenjta të gjumit vetëm për të. Ky Netflixi është drogë më e keqe se ajo bluja që ben Heisenberg-u (kush e ka parë serialin e di për çfare e kam fjalën). E urrej se më ka marrë nga koha që i dedikoja librave, por e dashuroj për skenaret gjenial që gjej aty! Çeshtja është, kush do e ketë radhën pas Breaking Bad, se akoma s’e kam vendosur! Ehhh sa zgjedhje të vështira ka njeriu në jetë.”,- shkruan Aulona.

Jonida Vokshi

Po të njëjtat shije dhe fixim ka edhe moderatorja e njohur Jonida Vokshi. Edhe ajo i ka parë të treja serialet amerikane “House of Cards”, Narcos” dhe “Breaking Bad” madje tregon se ka kaluar netë të tëra pagjumësie vetëm për të parë disa episode rradhazi.

Orgesa Zaimi

Orgesa Zaimi është një fanse dhe sikuese e çmendur e “Game of Thrones”. Tani që sapo ka përfunduar sezoni i shtatë i këtij seriali super të shikuar, Orgesës do i duhet të presë rreth një vit për të marrë vesh se çfarë do të ndodh me personazhet e këtij seriali.

“Kemi ardhur drejt fundit dhe pritja këtë herë ishte e gjatë dhe e dhimbshme… Kudo shoh dragonj jam bërë me hije, obsesive, s’di si do bëj një vit, dhe pastaj pas atij viti kur të ketë mbaruar e gjithë saga “Game Of Thrones” s’di çdo shoh e çdo bëj me jetën time.”,- ka shkruar Orgesa.

Getinjo

Edhe Getinjo është një ndër personazhet që sheh serialet amerikane. Aktualisht reperi po ndjek sezonin e tretë të “Narcos”. Edhe pse i zënë me koncerte ai gjen disa orë në mbrëmje për të parë serialin e tij të preferuar./Blitz.al/

SHKARKO APP