Të dielën, zgjedhjet parlamentare në Greqi
Nga Kujtim Vani
Shefi i opozitës Cipras kërkon nga qytetarët maxhorancë qeverisëse në zgjedhjet e të dielës, ndërkohë që Samaras shprehet se vetëm me Syriza do të ketë memorandum. Ndërsa kreu i Pasok-ut Evangjelios Venizelos thotë se Pasok është ekulibristi i vendit. Autonomi të SYRIZA-s më 25 janar, “që të bëhet sërish populli ynë maxhorancë”, kërkoi në Volos kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Cipras, gjatë fjalimit të tij elektoral në Magnesia. Siç tha, më 25 janar do të mbyllen përfundimisht llogaritë me të kaluarën politike. Paralelisht, kryetari i SYRIZA-s bëri një hapje ndaj votuesve që qendrës, si dhe posaçërisht ndaj atyre të Demokracisë së Re, duke komentuar: “Zoti Samaras i konsideron votuesit tradicionalë të Demokracisë së Re si pronë të tijën. Mirëpo do të përgënjeshtrohet keqas”. Dhe shtoi: “votuesve të Demokracisë së re u dërgoj një mesazh të qartë: na jepni fuqi dhe ejani me ne të pretendojmë realisht një zgjidhje më të mirë për atdheun tonë, brenda eurozonës. Objektivi ynë është të bashkojmë grekët dhe të bëjmë vepër ndjeshmërinë sociale që nuk duhet të jetë monopol i askujt”. Cipras, duke komentuar se ata që janë në panik po përpiqen tani të terrorizojnë popullin, dha garanci “me fjalë të pastra”, siç tha, në gjashtë pika: së pari, se politika e SYRIZA-s do të forcojë pozitën e euros, pa sakrifica të tjera nga ana e qytetarëve; së dyti, SYRIZA garanton depozitat e qytetarëve grekë; së treti, garanton dhe angazhohet se në 2015 do tzë suprimojë ENFIA-n dhe do të ndalojë çdo nxjerrje në ankand të banesës së parë; së katërti, garanton një sistem tatimore të drejtë, me rikthim të limitit të patksaueshëm 12.000 euro; së pesti, angazhohet për t’i dhënë fund korrupsionit dhe së gjashti, se që të nesërmen e zgjedhjeve, do të fillojë vënia në jetë e programit të shpallur në Selanik për luftimin e krizës humanitare. Fitorja e SYRIZA-s mund të jetë fillimi i fundit të shtrëngesës dhe i memorandumeve, tha shprehimisht Tsipras, duke akuzuar sërish kryeministrin Samaras se “spekulon me rrezikun”, për “populizëm” dhe “premtime boshe”. Mirëpo, tha Cipras, tashmë. Është vonë. Populli e ka marrë vendimin e vet. U ka kthyer shpinën shantazhuesve dhe terrorizuesve.
Ndërkohë kryeministri në detyrë, njëkohësisht president i Demokracisë së Re Andonis Samaras thotë se, vetëm me Syrizan do të ketë memorandume. Ai u shfaq optimist për fitore në zgjedhjet e të dielës, duke folur në stadiumin e mbushur plot në Kallamata, ku bashkëvendësit e tij i rezervuan një pritje të ngrohtë. Në të njëjtën kohë, Samaras sulmoi ashpër SYRIZA-sn, duke thënë se “vetëm me SYRIZA-n do të ketë memorandume të reja”, si dhe se ajo parti “u shërben interesave të errëta dhe lobit të dhrahmisë”. Ballafaqimi ka të bëjë me të ardhmen e vendit për për dekada të tjera, tha Samaras dhe shtoi: “fitorja e Demokracisë së Re të dielën, nuk ka të bëjë vetëm me partinë tonë, por me të gjithë grekët që duan të qëndrojë vendi në euro, sepse pala përballë nesh na shpie në përplasje me Europën. Duan të ruajnë favoret e të privilegjuarve, të sindikalistëve. Mirëpo ajo që kryesisht përfaqëson SYRIZA janë interesat e lobit të dhrahmisë. Më 25 janar nuk përplasen dy alternativa, sepse SYRIZA nuk ka alternativa, ndërsa ne duam që Greqia të bëhet një vend fiziologjik që nuk do ta mbytin deficitet dhe borxhet. Se çfarë do të bëhet, do të vendoset nga ju, qpftë dhe me një votë diferencë, sepse kush do të marrë qoftë dhe një votë më shumë, do të marrë bonusin e 50 vendeve shtesë në parlament. Ne do të krijojmë menjëherë qeveri”. Kryeministri apeloi që asnjë votë të mos shkojë dëm. “Para kutisë së votimit, pavarësisht se çfarë votonte secili në të kaluarën, pavarësisht preferencave politike, do të vendosë se cilën Greqi do për nesër”. Në vazhdim, Samaras e akuzoi SYRIZA-n, se po përpiqet të mashtrojë qytetarët. Tani po flasin për qethje të borxhit. Ky është një mashtrim i ri. SYRIZA e di se asnjë vend europian nuk do të pranojë që edhe borxhi, përderisa na kanë dhënë hua me interesa më të ulëta nga sa marrin për vete. Mirëpo në vazhdim do të thotë se nuk e kam unë fajin, prandaj duhet të vë dorë në depozitat tuaja bankare. Cipras, regjisori i mashtrimit. Brenda dy ditësh thanë se do të tatojnë pasurinë e patundshme, se do të tatojnë tërheqjet e parave nga bankomatet, por edhe depozitat. Një tjetër mashtrim është që pasi të gjithë refuzuan të bashkëpunojnë, tha se do të fitojë maxhorancën qeverisëse. Mirëpo sot nevojiten aleanca, grekët duhet të kenë unitet përballë vështirësive. SYRIZA është emri tjetër i pasigurisë politike, po të fitonin do të sillnin rikthim tek deficitet, tek recesioni dhe qëndrimin nën memorandumet. Kryeministri tha se Europa dhe Banka Qendrore Europiane reagojnë ndaj propozimeve të SYRIZA-s. “Për fat të mirë e kemi blinduar vendin tonë përmes institucioneve komunitare dhe po fitojmë betejën që vendi të inkuadrohet në relaksimin sasior. Kur të fitojmë zgjedhjet, të gjitha do të rehabilitohen. Kur të fitojë Demokracia e Re, do të nënshkruajmë marrëveshjen e re, do të dalim nga memorandumet dge vendi do të hyjë për së mbari në rrugën e zhvillimit. Tsipras thotë se mund të negociojë më mirë. Kur negocioi, me kë? Ne po negociojmë për tre vjet. Trojka nuk donte asgjë nga sa bëmë, uljen e tatimit në naftën për ngrohje, uljen e TVSH-së, 100 këstet. Tjetër negociator i mirë dhe tjetër “trim pas lufte”. Më akuzuan me fjalë të rënda se jam përgjegjës për gjithçka. Përgjigjem: Mora në duar një Greqi që ndodhej në krizën më të rëndë të historisë së vet. E mbalodha shtetin, solla kredibilitet, udhëhoqa një qeveri që balancoi buxhetin, solli ulje të papunësisë. Ndërsa aleati tjetër i qeverisë zv/kryeministri Venizelos thotë se: “PASOK-u, është ekuilibristi i vetëm i vendit”. “I vetmi ekuilibrist i vendit është PASOK-u”, deklaroi kryetari i kësaj partie dhe nënkryetar i qeverisë, Evangelos Venizelos, nga tribuna e tubimit qendror elektoral në Selanik. “PASOK-u është këtu, i gjithë PASOK-u ëshgtë këtu, i bashkuar dhe i fuqishëm. PASOK-u i të ardhmes tonë është këtu. Këtu janë shtëpitë tona. Nuk ka hapësirë për ngurrim. Vota për atdheun është vota për PASOK-un”, tha Venizelos duke iu drejtuar të pranishmëve. Venizelos tha se PASOK-u është garantuesi i strategjisë kombëtare nga pozita e partisë së tretë në zgjedhje, duke sqaruar se “nuk është një balancues qeveritar, nuk don me çdo kusht që të jetë një bisht i qeverisë”. Lidhur me partinë Lumi që gjithashtu pretendon të dalë e treta, Venizelos iu referua rastit të DIMAR-it, që siç tha, “hyri në qeveri, doli, iku, u kthye dhe u zhduk”. Venizelos e cilësoi Lumin si një “skemë konsorciumi” dhe vërejti se “ gjithë lumenjtë derdhen në detin e përgjegjësisë kombëtare”. Kryetari i PASOK-ut e cilësoi si të rrezikshme dhe pa rrugëdalje politikën “e frikës” të Demokracisë së Re, se vendi do të shkatërrohet, por edhe politikën e “vetëkënaqësisë” të SYRIZA-s, se çdo gjë do të shkojë mirë dhe se nuk ekziston asnjë problem.
Nga ana e vet kreu i partisë më të re Lumi që pretendon edhe vendin e tretë Stavros Theodorakis shprehet se: Nuk do ta lemë vendin pa qeverisje. “Nuk do ta lemë vendin pa qeverisje”, ka theksuar nga Iraklio kreu i partisë Lumi, Stavros Theodorakis, gjatë një diskutimi publik që kishte me qytetarët. Në të njëjtën kohë, ai tha se nuk ka besim as te SYRIZA, as te Samaras apo Venizelos për të negociuar vetëm mbi problemet e vendit. Gjatë bashkëbisedimt, Theodorakis e bëri të qartë se “nuk negociojmë pozitën në Europë apo në zonën e euros. Do të jemi në Europë. Do të kemi euron”. Në përgjigje të një pyetjeje lidhur me referendumin që ka propozuar Jorgos Papandreu, tha “Propozimi për referendum është jo etik. Referendum propozon nëse ekziston një dilemë në popullin grek, jo kur ka dështuar politika jote”. Ndërkaq, në intervistë për agjencinë e lajmeve shtetërore ANA Theodorakis shprehet kundër ENFIA-s, nxjerrjes në ankand të banesës së parë dhe pushimeve masive nga puna në sektorin publik. Ai ndërkaq shprehet në favor të uljes së vlerës objektive të pasurisë së patundshme, rritjes graduale të pagave të ulëta, reduktimit drastik të financimit të partive politike dhe heqjes së privilegjeve tatimore dhe pensionuese të deputetëve.