Të ftuarit VIP në eventin AMA Boutique & Caffe (Foto)
Pritja më në fund mbaroi dhe të merkurën, në zemër të ish Bllokut çeli dyert ai që do të jetë destinacioni më i ri i adhuruesëve të kafesë së mirë por edhe të ambjenteve me shije.
Kompania New Century, prodhuesi dhe shpërndarësi i kafesë premium ama® Caffe, ka zhvilluar ceremoninë e hapjes së ama® Boutique dhe ama® Bar.
Në një mbrëmje elegante nën tingujt e muzikës së këngëtares Marsela Çibukaj, ama® Boutique dhe ama® Bar priti të ftuarit e shumtë, kryesisht personalitete të ekranit shqiptar të cilët ishin aty për të përgëzuar këtë iniciativë të re të kompanisë.
Në ambjentin plot stil të lokalit me një dizajn bashkëkohor, ndihej prekja e stilistes At’Nikolla, ku përveç ngjyrave, të gjalla ishin edhe dekorimet që në mbrëmjen e djeshme, ishin modele të cilat mbanin veshur krijimet e saj që përfaqësonin edhe kapsulat e kafesë.
Krahas lokalit ku kushdo do të mund të konsumojë “il suo amato caffè” si dhe produkte të tjera, vjen edhe një boutique, ku kryefjala është ama® capsule.
Në këtë mënyrë gjithësecili mund ta ketë kafenë e tij të dashur në ambjentin e punës apo të shtëpisë apo kudo ku ai dëshiron dhe për më tepër, ashtu si e dëshiron duke qenë se portofoli i ama® Caffe, është i pasur me produkte të shumëllojshme, të gatshme për të kënaqur çdo shije.