“Të kanë ndërruar dorën e mallit, ose ke probleme mendore”, Rama i përvishet komentuesit

Përmes një statusi në ‘Facebook’, kryeministri Edi Rama ironizon listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, por disa nga ndjekësit i tërheqin vëmendjen që të merret më tepër me problemet e qytetarëve.

Një nga komentuesit është treguar edhe më i ashpër teksa i shkruan Ramës se atij ose i kanë ndërruar dorën e mallit (duke nënkuptuar konsumimin e lëndëve narkotike) ose ka probleme mendore.

Por kryeministri Edi Rama nuk ia ka ‘përtuar’ me përgjigje.

Komentuesi: z.Kryeminister shiko se ta kane nderruar doren e mallit ose ke probleme mendore njera nga keta duhet te jet patjeter.

Replika e Ramës: Peposhi, meso sa me shume atje ne Gjermani dhe leri rrugacerite gjuhesore ne fejsbuk se nuk shkon larg ne jete duke mos ushqyer trurin me dije!
Screenshot002

Komentuesi: Sa harxhon koh me kto llogjet meru qaj ndo nje hall hallexhinjeve se meson edhe administrata qe rin ter diten ne fb e te lozin solitar dhe skan faj kur harxhon koh babai kombit me shum ne fb se te qaje hallet e popullit ( nuk jam me PD as me LSI ) ty ta kam dhen votën por se ke merituar.

Replika e Ramës
: Mario, une jam ne makine tani qe po te shkruaj ty dhe llogje jane keto te tuat, jo komunikimi im me ty qe e kam pjese te detyres! Pra une nuk rri ne fejsbuk per te humbur kohe si ti, dhe sa per hallexhinjte mos u’a qa hallin se te siguroj qe ka kush u’a qan?
Screenshot005
(d.d/BalkanWeb)

 

SHKARKO APP