Të lumtë okllai-a Pandeli Majko!
Nga Ylli Dylgjeri –
Nuk arrita ta ndjek dot sonte (mbrëmë) ne Top-Story, z. Majko. Me fal Pandi. Rutina e pasdites ma humbi shfaqjen që dhatë në TV. Me siguri keni shkelqyer! Si gjithmonë.
Gjithësesi, une ruaj kujtime miqësore nga Ju, në punët e përbashkëta në vite. Njohja jonë fillon herët, qysh nga vitet 90. Ishit student i inxhinierise aso kohe kur ngjitet në murin e Korpusit Universitar letren revolte, drejtuar Adil Çarçanit, kryeministrit të kohës.
Me ra mua “shansi” të përballem me Ju, e studentet e tjere të inxhinierise se asaj kohe…Nejse.
Me tej do ta forconim miqesine ne PS. Ne vijim Ju u bëtë Kryeminister… e une ne Ministrine e Rendit Sekretar i përgjithshëm…
Me kujtohet mire “kokefortësia’ Juaj asokohe. Po mundohem ta riprodhoj me korektesi nje episod nga drejtimi Juaj.
***
Duhet te them qysh ne krye se Pandi nuk ka ndryshuar si temperament e tipologji ne vite. Edhe kur nxehej, nuk dinte as ti fuste, e as ti zbriste marshet e inatit. Kërciste!
***
Njëhere, do zhvillohej nje takim pune në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, lidhur me një projekt për informatizimin e Qeverise.Takimi quhej I-Government, dhe bëhej nën kujdesin e Kryeminstrit . Qeveria Italiane ishte donatore e projektit. Salla ishte plot me punonjes te administrates, zbatues të projektit në fjale. Interesi dukej i madh. Salla në katin e dyte u mbush tej kapacitetit.
Në oren 9.00/u hap takimi.
Filluan punimet. Folen me radhë ministrat nga të dy vendet projektzbatuese.
Në orën 10.30 u kërkua pushim për kafe.
Në orën 11.00 duhet të rifillonim punimet.
Në sallë ndodhi çudia. Veç panelit, asnjë punonjës i administratës nuk u kthye më në sallë. Ikën. Skandal!!! Firuan si me magji. E pa ndodhur me pare në eksperiencën time. U bë zhurme, dhe…u njoftua menjëherë Kryeministri “kokëderr” për këte anomali.
Kryeministri Majko, i zënë ngushtë sërisht urdhëron: Të njoftohen të gjithë pjesmarësit e larguar të rikthehen në salle. Urdhëri duhej zbatuar… Kërciten prap telefonat sërish. Me mundim u arrit pas 1 ore e më shumë të kthehen sërisht pjesmarresit. Ora ndërkohë kish vajtur 13.00, dhe sipas programit ishte parashikuar një bufe me ushqime brumi. Kryesisht në Meny ishin përgatitur lloje të ndryshme byreqesh!!! Trigona me shumicë.
Të rikthyerit, u ngacmuan nga aroma e byreqeve dhe iu vërsulën pjatave pa u rikthyer punimeve në sallën bosh. Situata u bë qesharake sa nuk kish të treguar. Gazetarët e kamerat u lëshuan për të marrë opinione e intervista për takimin. Çtë thoje? Një gazetar mu ngjit edhe mua për një prononcim.
Erdhi rrufeshëm pyetja:
Zoti Dylgjeri, donim nje opinion per arritjet e ketij takimi lidhur me
I-Government?
Pergjigja: Ç’tju them… I lumte okllai-a Pandeli Majkos! ( nderkohe pjesmaresit hanin byrek pa e prishur qefin )
Plasi e qeshura…