Të mbash makinën si zbukurim në shtëpi (FOTO)

Nëse keni një makinë “Lamborghini Huracan” apo edhe një tjetër tepër të shtrenjtë, atëherë mos e fshihni në garazh dosido, por vendoseni diku që të shihet nga të gjithë.

Kështu ka bërë edhe pronari i kësaj shtëpie, e cila ndodhet në Brisbane, Australi. Shtëpia me pesë dhoma gjumi dhe pesë banjë, duket sikur është ndërtuar enkas për të shitur mend. Ajo ka një garazh me mure xhami, ku mund të shihen makinat luksoze të parkuara. Dyshemeja është prej mermeri dhe çdo gjë duket sikur është krijuar për t’u mburrur.

Tashmë vila është në shitje për 2.68 milionë dollarë. Fillimisht ajo doli në shitje për 2.88 milionë dollarë, por më pas pronari vendosi të ulte çmimin.

SHKARKO APP