Të miturit në protestën e PD-së, Ngjela: SPAK duhet të hetojë
Avokati Spartak Ngjela e cilëson vepër penale përdorimin e të miturve në protestën e PD më 10 shkurt, të thirrur nga Sali Berisha.
Ndaj për këtë ai nënvizon se SPAK duhet të reagojë dhe të hetojë.
“Jo, nuk ka SPAK, është vepër penale. Nuk është problemi që janë të mitur, por nuk kanë aftësi normale, mendore për rrezikun. Ku e dinë ata se çfarë është rreziku, Janë fëmijë. Turp, por nuk ka shtet. Më vjen çudi si nuk po heton SPAK. Është krim që ka vrarë, një lloj vrasje është edhe burgu, edhe arrestimi.
SPAK duhet të veprojë, besoj se do veprojë. Në protestën e radhës, nëse vazhdohet kështu, ka mundësi të kalojë në akuzë penale, krim. E di Saliu që fëmijët nuk dalin? Pyeteni njëherë”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

