Të ndihmojmë Edi Ramën për Rilindjen!… Ironi “therëse” ndaj Taulant Ballës

 

Të ndihmojmë Edi Ramën në Rilindjen e Shqipërisë!” – është hapur si një nismë në rrjetin social Facebook, ku ironizohen premtimet  kur erdhi në pushtet e majta dhe reagohet mbi qeverisjen gati dy-vjeçare. Kjo pasi nga eksponentë të maxhorancës vijohet të denoncohet korrupsioni i viteve të kaluara, për të cilën qeverisja e djathtë e mori ndëshkimin nga elektorati.     

Në deklaratën e sotme që deputeti  socialist Taulant Balla publikoi ndaj kreut të Opozitës, Lulzim Basha, ironia nuk ka njohur kufij,  “I qartë dhe i saktë, –  ka qenë reagimi thumbues i nismës “Të ndihmojmë Edi Ramën në Rilindjen e Shqipërisë!”, ndaj deputetit Balla.  – “Basha minimalisht duhet të shkojë vetë në prokurori të kërkojë hetim të çështjes së tij,’ – ka qenë më tej komenti “thumbues”.

Dhe në të vërtetë, nëse lexohet deklarata e sotme e Ballës, tingëllon disi qesharake, pasi publiku i ka dëgjuar këto akuza prej 10 vjetësh nga i njëjti “autor” me pak ndryshime në “hartim”.

Pra, i kërkohet Bashës të paraqitet vetë në prokurori, në një kohë kur ndaj tij organi i akuzës nuk ka nisur asnjë hetim po ashtu nuk i është ngritur asnjë padi, qoftë edhe nga vetë deputeti në fjalë, apo maxhoranca.    

 

Akuzat e Taulant Ballës ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha

Lulzim Basha gjeti sot kurajon të dalë dhe të kërkojë llogari për shpifjet që ai vet ia servir publikut çdo ditë.

Luli, i cili vet është person në kërkim nga drejtësia për vjedhjen e 230 milionë euro në rrugën Durrës – Kukës, akuzë për të cilën i shpëtoi gjykimit përmes raporteve qesharake mjekësore dhe që sot gjen kurajën të trashë zërin dhe të hedhë baltë, nga Shqupi, godinën që ia grabiten shtetit shqiptar ditët e fundit përpara se të dorëzonin mandatin e tyre të turpshëm qeverisës.

Luli, i cili për katër vite me radhë fjeti gjumë në zyrën e Kryebashkiakut të Tiranës dhe që shumë shpejt do duhet të japë llogari për lejet e ndërtimit abuzive, të cilat ia kemi denoncuar një për një.

Luli, ai që tradhtoi kombin shqiptar dhe Republikën tonë, ai që shkeli kushtetutën duke i falur Greqisë hapësirën tonë detare, sovrane.

Luli, që bashkë me Saliun privatizuan CEZ në mënyrën më të turpshme të mundur dhe pasi e zhvatën mirë e mirë e dëbuan nga Shqipëria me dhunë dhe me polici, kërkon llogari pse qeveria e re e zgjidhi konfliktin, duke i kursyer shqiptarëve plotë 802 milionë euro.

Prandaj, Luli, përpara se të dalë i krekosur për të kërkuar llogari, duhet të japë llogari vetë.

Të shkojë para drejtësisë e të japë llogari për faljen e detit, të japë llogari për vjedhjen në Rrugën e Kombit, të japë llogari e të përgjigjet për vrasjen e 21 janarit, të japë llogari për zullumet në Bashkinë e Tiranës.

Ne e kuptojmë se Luli, duke e ditur sa thellë dhe sa keq është zhytur vetë, tenton të hedhë baltë mbi të tjerët.

Por asnjë shqiptar dhe asnjë shqiptare nuk e merr fare seriozisht Lulin, të paktën për aq kohë sa ai vetë nuk i jep përgjigje fillimisht akuzave të rënda që qëndrojnë mbi të.

SHKARKO APP