Të rritet 20% taksa për pijet me gaz/sheqer. Nxitin obezitetin

Pijet me sheqer duhet të taksohen me një taksë ekstra prej 20% për të penguar krizën e obezitetit, thotë Agjencia Mjekësore Britanike, raporton BBC.

Vlerësohet se dieta e varfër po shkakton afërsisht rreth 70,000 vdekje të parakohshme çdo vit. Në një raport më të gjërë mbi dietat jo të shëndetshme, thuhet se trupi ka nevojë për një buxhet ekstra në blerjen dhe konsumimin e më shumë frutave dhe perimeve.

Por Federata e Ushqimit dhe Pijes thotë se këto masa nuk do të ndryshonin dietat.

Ka patur shqetësime në rritje mbi impaktin shkatërrues të sheqerit në shëndet – që nga problemet me dhëmbët deri tek 2 lloj diabetesh dhe obeziteti.

Konsumi i përditshëm i sheqerit të shtuar në ushqime

Agjencia paralajmëron se një kanaçe pije me gaz 330 ml mund të përmbajë deri në 9 lugë sheqeri që janë thjesht “kalori boshe”. Në raport thuhet se taksimi për grupe specifike ushqimi – si pijet me gaz e sheqer – do të ulnin konsumimin e tyre.

Mjekët thonë se të paktën një taksë prej 20% do të ishte e nevojshme për të ndaluar konsummin e pijeve me gaz. Ata sygjerojnë gjithashtu që frutat dhe perimet të shiten me çmime më të ulta në mënyrë që të krijohet “një ambient ku zgjedhjet e dietës të lidhen me mundësi ushqimi të shëndetshëm./ATA

SHKARKO APP