Të vërteta rreth ushqimeve tuaja të preferuara

Të gjithë kemi ushqimet tona të preferuara dhe që i dëshirojmë ti kemi në tavolinën e konsumit. Por dëshirat tona mund të jenë për ato ushqime që kanë më pak vlera ushqyesve. Dëshirat mund të përqendrohem në cilësi ose në shije (e ëmbël, e kripur), por këto cilësi të gjithë kanë diçka të përbashkët, mund t’ju sjellin peshë të tepërt dhe mund t’ju sabotojnë dietën tuaj. Kështu WebMD, paraqet disa nga ushqimet që me të vërtetë mund të jenë të parapëlqyerat tona, por që kanë ndikim negativ në organizmin tonë, e ajo janë:

Akullorja-Njerëzit që marrin përsipër që ti plotësojnë vetes të gjitha dëshirat priren të kenë BMIs më të lartë, pa habi, sepse nga ushqime të cilat sjellin mbishëndet janë shpesh objekt i dëshirave, që ne kemi për ushqime të caktuara. Kombinimi i ftohtë, i butë, dhe i ëmbël e bën një akullore një trajtim të papërmbajtshëm, por të kushtueshme në aspektin e kalorive. Një akullore me vanilje ka 230 kalori.
Dieta më e mirë për akullore: Vetëm gjysmë filxhani mund të lejohet sepse ka më pak yndyrë dhe ka vetëm gjysmën e kalorive, në rastin siç mund të ketë një kuti me akullore e cila është shumë e dëmshme.

Patatina-Është kombinim i së kripurës dhe i së fortës që i jep patatinës shijen e saj. Në varësi të shijes, një qese patatine  ka të paktën 150 kalori. Ju mund të konsumoni një qese të madhe 8 kilogramshme e cila ka deri në 1,230 kalori, pa llogaritur salsat që mund ti shoqërojnë këto patatina.
Dieta më e mirë: Në vend të patatinave ju mund të konsumoni duke vendosur në një pjatë disa feta karrotë, sallator dhe mund ti shoqëroni edhe me pak salsë. Ju do të merrni një shije të kënaqshme, sikur po konsumoni patatina por me kalori më pak dhe me më shumë vlera ushqyesve.

Çokollata-Pothuajse gjysma e grave amerikane vdesin për çokollatë në bazë të statistikave. Ka pasur shumë teori për të shpjeguar se pse, duke filluar nga mangësia e magnezit për të stimuluar humorin. Por një gjë është e sigurt, dëshira për të konsumuar në një bar ca karamele është një nga mënyrat e shpejta për të shtuar disa qindra kalori shtesë për ditën tuaj.
Dieta më e mirë: Keni një mundësi për të konsumuar çokollata por nëse ato janë të vogla dhe me përbërje më së shumti me kakao. Kjo ka më pak yndyrë se një çokollatë tipik që mund të jetë me karamele dhe mund të jetë e mirë për zemrën.

Kokoshka-Ndonjëherë keni dëshirë për të konsumuar kokoshka, madej duke parë një film. Memorja ose mendja juaj luan një rol të madh në dëshirën që keni – ju keni konsumuar kokoshka në kinema edhe më përpara, kështu që ju mezi presni për të marrë përsëri. Kokoshkat  vetë mund të jetë një pjatë e lehtë dhe e shëndetshme, por kinematë kanë tendencë për të ofruar kokoshka me shumë vaj kokosi dhe me sasi më të lartë gjalpi gjithashtu, sepse në këtë mënyrë bëhen më shpejt.
Dieta më e mirë: Mos konsumoni kokoshka që janë përgatitur me gjalp.

Mishi i kuq-A mendoni se një vakt nuk është një ushqim nëse ju nuk përfshini një copë të madhe të mishit? Lajm i mirë është që ju nuk duhet të heqni dorë nga mishi për të arritur një peshë të shëndetshme, vetëm që mishi duhet të jetë i zgjedhur. Një biftek tipik ka rreth 700 kalori (më shumë në qoftë se ju nuk e hidhni yndyrën).
Dieta më e mirë: Një bërxollë mishi prej derri ka 170 kalori, kështu që dy bërxolla mund të kenë më pak se gjysmën e kalorive të një bifteku.

Pica-Pica është ushqimi i preferuar i Amerikës, sipas një sondazhi të bërë nga Oxfam. Ajo ka disa përfitime shëndetësore: Një fetë pice ka 12 gram proteina dhe 2,5 gram fibra. Por pica gjithashtu ka rreth 280 kalori në fetë – më shumë në qoftë se ju shtoni më shumë produkte të vogla prej mishi – kështu që ju do të shtoni më shumë kalori më shpejt.
Dieta më e mirë: Për të bërë pica në shtëpi përdorni disa feta domate të freskëta, brokoli, ose perime të tjera.

Makarona-Makaronat  renditet në mesin e pesë ushqimeve më të preferuara në shumë vende. Problemi është se shumica e njerëzve hajnë makarona të bardha, të cilat janë përgatitur ose bërë me miell të rafinuar. Makaronat e bardha kanë vetëm një të pestën e fije të makaros kokërr, që do të thotë ajo mund të marrë më shumë për të ngopur stomakun tuaj. Makaronat me salsë mund të jenë dieta-vrasëse. Një tas i madh me makarona  ka 800 për 1.200 kalori.
Dieta më e mirë: Hani makarona kokërra , dhe të shoqëruara me një salcë bazë perimesh.

Patate të skuqura-Dëshironi disa patate të skuqura? Patatja e kripur është e vështirë për tu tretur  në stomak kur udhëtoni me makinë gjatë gjithë ditës. Por një mënyrë e  të skuqurit të patate në sasi të madhe mund të ketë më shumë kalori se sa një hamburger.
Dieta më e mirë: Zgjedhni një sallatë ose një pjatë me  fruta, nëse është e mundur. Ose në qoftë se ju keni vullnet të çeliktë.

Ora 3:00 e pasditës sulmi gërryes i stomakut

Nëse stomaku juaj bën gjithmonë thirrje për të konsumuar, në mes të pasdites, ju mund të jeni duke përjetuar një rënie mes-vakte në sheqerit në gjak. Për fat të keq, një paketë me çokollatë të madhe është vetëm për një afat të shkurtër por ka shumë kalori dhe jo shumë e shëndetshme.
Dieta më e mirë: Hani ushqime që kombinojnë një proteinë me një kokërr të tërë, të tilla si djathë për të reduktuar yndyrën. Snacksat janë të shëndetshëme në fakt por mund të shmangin dëshirat e ushqimit dhe mund të ndihmojë te ju të kontrolloni dietën tuaj.

Një ditë e keqe, mania për të ngrënë-Ushqyerja emocionale është gjithashtu e zakonshme në fund të një ditë të keqe. Ju mund të përdorni termin si “ushqime rehati” për të zbutur ndjenjat e zemërimit apo trishtim. Në raste ekstreme, dëshirat e ushqimit emocionale mund t’ju  çojë në fastfood, në vende ku hahet me sasi të mëdha të ushqimit pa ndaluar  derisa të thoni jam ngopur.
Dieta më e mirë: Shikoni për rehati emocionale jashtë frigoriferit. Telefononi një miku, ose mund të dëgjoni një muzikë të preferuar, ose shkruani në një fletore çfarë ju ka mërzitur.

Kontrolloni dëshirat: Mund të dilni një shëtitje-Ju tashmë e dini se ushtrimet mund t’ ju përgatisin për të humbur peshë duke djegur kalori. Por tani nuk ka dëshmi se ecja e shpejtë mund t’ ju ndihmojë të hani më pak ëmbëlsira. Në një studim të botuar në revistën Oreksi, pjesëmarrësit që kanë bërë ecje për 15-minuta, ishin gjysmë të mundshëm për të ngrënë çokollatë në tavolinat e tyre në krahasim me ata që morën një pushim 15-minutësh.

Kontrolloni dëshirat, kënaqu më pak-Keni një shije në kohën tuaj, ndaj ushqimit të preferuar! Rezistimi ndaj ëmbëlsirave, kur ju jeni në një parti mund të jetë e vështirë. Në vend që të privoni veten se ju jeni në dietë, provoni kënaqinë në një shërbesë më të vogël të ushqimit të dëshiruar. Ju mund të gjeni se vetëm një shije do të kënaqë stomakun tuaj.

Burimi: WebMD .Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP