”Të zgjojmë PD”, Salianji: Shqetësimi im tejkalon interesin personal, kam marrëdhënie të mira me Berishën
Ervin Salianji thotë se forcimi i Partisë Demokratike i shërben shoqërisë. Salianji foli edhe për takimet me demokratët dhe me më të votuarit, duke thënë se nuk ka aspak një interes personal por qëllimi kryesor është zgjimi i PD. Për të është e domosdoshme që PD të ripërtërihet.
”Ne duhet ta zgjojmë PD dhe duke zgjuar PD ndodhin gjithë proceset e tjera. Faza e parë ka qenë zgjimi kjo nuk bëhet për interes personal dhe kam shumë marrëdhënie të mira me Berishën. Por kam shqetësim që e tejkalon interesin personal. Pra e shoh që jo vetëm duhet të kemi hapa të rëndësishëm por duhet edhe të kemi në konsideratë interesat e qytetarëve.
Unë kam shprehur shqetësimet te kryetari i partisë, kam pritur se më është thënë duhet të presim raportin e OSBE/ODIHR. Pasi kam parë që se ka pasur dakordësi që zgjedhjet nuk kanë qenë siç duhet dhe kam thënë që duhet të bëjmë protestë. Kam kërkuar analizë me metodologji të caktuar dhe kur zëvendëskryeministrja u mor e pandehur kam kërkuar të bëjmë revoltë. Pra kam menduar të takoja njerëz të tjerë”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

