Teatri ”Skampa” në Elbasan ndriçon rozë, Rama poston videon me një mesazh ndërgjegjësues
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Teatri “Skampa” në Elbasan, u ndriçua mbrëmjen e sotme me ngjyrën rozë, simbolin ndërkombëtar të kësaj fushate. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga qyteti i Elbasanit teksa shkroi: “Teatri Skampa në Elbasan ndriçon rozë”.
Fushata e muajit tetor ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrollit të hershëm, edukimin për shëndetin e gjirit, si dhe mbështetjen ndaj grave dhe vajzave që përballen me këtë sëmundje në mbarë botën.
Ky gjest simbolik është pjesë e një sërë aktivitetesh sensibilizuese që zhvillohen në të gjithë vendin, për të theksuar rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, si faktorë kyç për shpëtimin e jetës.
KOHA JONË SONDAZH

