FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tedi Blushi: Presidenti Meta nuk ka nevojë për avokat, pasi s’ka asnjë qindarkë të paligjshme

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se i gjithë procesi për Ilir Metën është i stisur ndërsa nënvizoi se sot u vërtetua se nuk ka asnjë provë ndaj tij.

“Edhe kjo seancë provoi se ndaj presidentit të PL Ilir Meta nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë. Edi Rama kurrë nuk është marrë në pyetje, por do të thirret si dëshmitar në MCGonigal. Nuk ka asnjë provë penale kundër Metës, ka qenë dhe është një proces fals i stisur nga Edi Rama dhe McGonigal.

Avokat më të mirë se veten e vet Meta nuk besoj se do të gjejë. Se kë do të zgjedhë që ta mbrojë e vendos ai, por zoti Meta s’ka nevojë për avokat. Nuk ka një qindarkë të paligjshme”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca e radhës në GJKKO, për ish-çiftin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të mbahet në datën 29 korrik, në orën 10:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?