“Telegraph”: Blini shtëpi në Shqipëri, ja sa janë çmimet

 

E përditshmja britanike “The Telegraph” u bën thirrje qytetarëve të këtij vendi të nxitojnë të blejnë shtëpitë e dyta në Shqipëri, një vend që e quan “xhevahir të fshehur”.

Vendi ka 180 ditë me diell, kosto të ulët jetese, plazhe ranore dhe një panoramë të mbushur me antikitete greko-romake”, shkruan gazeta.

Sipas saj, çmimet e shtëpive këtu janë sa gjysma e atyre në Kroaci dhe një fraksion i çmimeve në Europë.

Krahasuar me Rivierën Franceze, ku një metër katror shkon deri në 14 mijë euro, këtu shtëpitë në plazh shkojnë deri 1 mijë euro metri katror”.

Në shkrim jepen gjithashtu çmimet duke nisur nga një resort në Gjirin e Lalzit, i financuar nga britanikët.

“Lalzit Bay Resort and Spa” ka nisur shitjet dhe nga 40 apartamentet e para, 92% janë shitur me çmime që nisin nga 65 mijë deri në 116 mijë euro.

Ndërkohë nga 29 vila, 50% janë shitur me çmime që nisin nga 199 deri në 297 mijë euro. Vila më e madhe ka 230 metra shtëpi dhe 400 metra oborr.

Ndërkohë që në Tiranë, në zonat më të mira, çmimet shkojnë nga 1500 deri në 3 mijë euro metri katror, shkruan gazeta.

Ajo përmend Ambassador 3, duke theksuar se 155 apartamente janë në shitje në një zonë shumë të lakmuar për çmime që nisin nga 141 deri në 450 mijë euro.

Në zona të tjera aty pranë, një apartament 139 metra katrorë dhe me tarracë kushton deri në 250 mijë euro”.

Gazeta jep edhe disa këshilla se si të blini në Shqipëri.

Sipas saj, duhet të qartësoheni se kush është pronari i vërtetë i tokës.

Punësoni një avokat të pavarur, që i njeh mirë ligjet e vendit”.

“Është më e sigurt të blini në zonat të largëta dhe të izoluara, ku pronësia historike është e vështirë për t’u provuar. Atje ka më pak rrezik se në një qytet të madh”.

“Merrni garanci me shkrim nga ndërtuesit. Kontrolloni nëse ata kanë pronësinë mbi tokën ku ndërtojnë”.

“Sa e lartë është shtëpia juaj? Godinat e reja me më shumë se katër kate janë të paligjshme në Shqipërinë rurale dhe bregdetare”.

SHKARKO APP