Telekom Albania ofron komunikim falas me Belgjikën

Telekom Albania, duke nisur nga dita e sotme, e enjte 24 mars do të ofrojë thirrje falas drejt të gjithë numrave fiks dhe celular të Belgjikës.

Deri në fund të muajit mars, të gjithë abonentët e Telekom mund të komunikojnë nga Shqipëria me të gjithë numrat belg, pa asnjë kosto.

Kjo nismë e Telekom vjen në shenjë solidariteti në këto moment të vështira pas ngjarjeve tragjike ne Bruksel dhe synon të lehtësojë komunikimin e abonentëve të Telekom me të afërmit dhe miqtë në Belgjikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë paradites së të martës Belgjika u trondit nga shpërthime në aeroportin dhe në metronë e qytetit të Brukselit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Telekom Albania qëndron pranë abonentëve të saj duke ofruar mundësi komunikimi të përshtatshme për çdo situatë. Si pjesë e grupit Deutsche Telekom, kompania synon të jetë pranë abonentëve me mundësitë më të mira të komunikimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?