Telekom Albania shpall fituesit që do ndjekin live ‘Electronic Beats’

 

Telekom Albania ka shpallur katër fituesit e fushatës “Connected Europe”, të cilët do të kenë mundësinë të udhëtojnë çift për të përjetuar live koncertin e Electronic Beats. Aplikimet u pranuan nga  data 3-23 korrik në faqen zyrtare të Telekom Albania në Facebook dhe ishte e hapur për të gjithë publikun. Çdo përdorues i Facebook mjaftonte të aksesonte aplikacionin “Connected Europe” dhe aty të zgjidhte eksperiencën që dëshironte të përjetonte dhe natyrisht personin me të cilin do t’i ndante çastet e paharruara.

Fituesit do të marrin pjesë në koncertin e “Electronic Beats” në Mal të Zi, Rumani, Hungari dhe Kroaci. Katër çiftet fituese që do të udhëtojnë janë: Eugert Aliaj, Denisa Ramobanaj, Genc Ceka, Enkeleda Ceka, Sylo Kapllanaj, Jesmina Kapllanaj, Klodian Seferi dhe Merilda Hysi.

Një prej çifteve fitues, Eugert Alia dhe Denisa Ramobanaj, që fluturuan drejt Rumanisë janë dy miq të ngushtë. I emocionuar Eugerti shprehet se “Momentin e parë që mora telefonatën nga përfaqësuesit e Telekom Albania nuk arrija t’a besoja pasi gjithçka ishte thjesht një lojë në Facebook dhe nuk i kisha kushtuar shumë rëndësi. Udhëtimin e mirëprita me një gëzim të veçantë pasi është hera e parë për mua që vizitoj Bukureshtin e sidomos të marr pjesë në një nga eventet më të bukura të muzikës elektronike. Por mbi të gjitha është hera e parë që fitoj një konkurs të zhvilluar në Facebook. Vetëm Telekom arriti të ma realizojë këtë dëshirë. Mendoj se është një eksperiencë super. Faleminderit Telekom”.

Ndërsa mikesha e tij Denisa tha se “Në momentin që Eugerti më tha për konkursin mendova se ishte thjesht një shaka siç e ka zakonisht por më pas në faqen zyrtare në Facebook-un e Telekom Albania pashë që ishte bërë njoftimi zyrtar. Le të themi që ky udhëtim vjen pas një periudhe shumë impenjative e duke qenë se të dy ndajmë të njëjtin pasion për muzikën elektronike është diçka shumë e bukur, e ardhur në momentin e duhur. Padyshim që është një eksperiencë unike duke qenë se Telekom ka menduar për çdo detaj të qëndrimit tonë. Falenderoj Telekom për mundësinë, transparencën dhe vërtetësinë e kësaj loje e cila është një nismë e bukur për të lidhur komunikimin dhe muzikën”.

Të tjerë fitues do të ndjekin koncertin e Electronic Beats në shtete të tjera si: Mali i Zi, Hungaria apo Kroacia. Secili prej tyre ka përfituar falas udhëtimin për tre dite, qëndrimin, si edhe biletën për të ndjekur muzikën e tyre të preferuar elektronike nga të famshmit e Electronic Beats. Ata mund ta përdorin këtë mundësi deri në muajin tetor 2015.

Ashtu siç ishte lajmëruar, përzgjedhja e fituesve të “Connected Europe” është bërë në mënyrë elektronike, bazuar në një algoritëm me përzgjedhje rastësore. Telekom Albania, si pjesë e familjes së Deutshe Telekom, do të vazhdojë të ofrojë mundësi të shumta për publikun, në mënyrë që secili të ndihet pjesë e rrjetit që i lidh me Europën.

 

Rreth Telekom Albania

Telekom Albania filloi operacionet komerciale në 1996, me emrin komercial Albanian Mobile Communications. Në 2008 iu bashkua Grupit Deutsche Telekom dhe në 2015 përqafon identitetin e brandit Telekom. Telekom Albania, me produkte moderne, inovacion të përhershëm në përputhje me zhvillimet e reja teknologjike dhe çmimet më konkurruese, është shndërruar në ofrues të rëndësishëm të komunikimit dhe inovacionit cilësor në Shqipëri.

 

Rreth Deutsche Telekom

Deutsche Telekom është nga kompanitë e integruara të telekomunikacionit lider në botë, me rreth 151 milionë abonentë celularë, 30 milionë linja të rrjetit fiks dhe mbi 17 milionë linja broadband (deri më 32 dhjetor 2014). Grupi Deutsche Telekom ofron rrjet fiks, komunikim celular, produkte dhe shërbime internet dhe IPTV për konsumatorë, si dhe zgjidhje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për abonentët biznes dhe korporatat. Deutsche Telekom është i pranishëm në mbi 50 vende dhe ka rreth 228 000 punonjës në mbarë botën. Të ardhurat e Grupit Deutsche Telekom në vitin financiar 2014 ishin 62,7 miliardë euro dhe mbi 60% e kësaj shume u gjenerua jashtë Gjermanisë.

SHKARKO APP