“Telenovela” Kardashian vazhdon, vëllai kundër motrave

Ka ardhur koha ta pranojmë atë që tashmë dihet. Familja Kardashian nuk është një familje e zakonshme dhe rrjedha e jetës së tyre, i ngjan më së miri një telenovele. Për një moment që hiqet vëmendja nga njëri pjesëtar, atë merr një tjetër anëtar i familjes.

Këtë herë situatat në familjen më të ndjekur të botës së spektaklit morën një kthesë të denjë për një telenovelë, edhe pse “Keeping Up With the Kardashians” i ngjason shumë një të tille. Së fundmi u raportua se Rob Kardashian, i kthyer tashmë në vëmendjen e publikut për problemet e tij me diabetin, është përfshirë në një lidhje me armiken e betuar të Kylie Jenner dhe ish të dashurën e Tyga, Blac Chyna.

Diçka e tillë duket se nuk është gëlltitur lehtësisht nga bukuroshja 18 vjeçare, e cila duket se është e tërbuar me vëllain e saj më të madh. Burime pranë saj bëjnë me dije se Kyli ndjehet e tradhëtuar nga Rob dhe nga kjo “kthesë e sëmurë e ngjarjeve”. Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një “hakmarrje” të Rob ndaj familjes së tij, por mesa duket një foto e postuar në Instagramin e Blac Chyna e mbështjellë nga krahu plot tatuazhe i Rob Karadashian, ka shkaktuar një dhimbje koke të rëndë tek familja Kardashian-Jenner. “Mund të bësh gjithçka, por kurrë mos dil kundër familjes tënde” ka qenë reagimi i menjëhershëm i njërës prej motrave Khloe, në Twitter.

SHKARKO APP